Pulë me domate dhe speca

Perberesit per 4 persona
-1 pule rreth 1kg
-120gr proshute (mundesisht pule)
-4-5 domate te pjekura
-2 speca jeshil ose te kuq
– 1 qepe mesatare
-2 thelpinj hudher
– 1 spec te kuq djegs
-1 gote vere te kuqe
– pak majdanoz te grire
-vaj ulliri
-kripe
-piper
Pastrojme dhe lajme nen uje te rrjedhshem pulen, i heqim lekuren (ose nese ju pelqen shija e saj mund ta mbani), e presim ne copa dhe e skuqim ne zjarr te forte me 3-4 luge vaj ulliri nga te dyja anet derisa te kete marre ngjyre te arte (nevojiten rreth 5 minuta). E heqim nga tigani dhe e leme ne nje ane.Pastrojme domatet duke i prere ne kubik jo shume te vegjel dhe specat duke i prere ne shirita.Ne te njejtin tigan ku skuqem pulen, shtojme edhe pak vaj ulliri dhe kaverdisim qepen dhe hudhren te grira holle bashke me specin djegs te cilit i kemi eleminuar farat e brendeshme. Shtojme domatet dhe specat dhe i gatuajme me kapak te mbyllur ne zjarr mesatar per rreth 10 minuta.
Shtojme ne tigan edhe copat e pules te skuqura dhe e leme qe perberja te marre shije edhe per 10 minuta te tjera.Pas kesaj, shtojme proshuten e prere ne shirita te holle dhe e shuajme masen me veren e kuqe te cilen e avullojme ne zjarr te forte per rreth 5 minuta. E sperkasim pulen me domate dhe speca me pak majdanoz te grire ne siperfaqe dhe e servirim ne pjate shoqeruar me pilaf te bardhe.*Keshille: Nese nuk jeni te sigurt per freskine e pules, mund ta zieni per rreth 15 minuta ne uje te kripur.

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..