Pulë me birrë

Përbersit:

  • 1 pulë të madhe,
  • 1 shishe birrë,
  • 1 qepë të prerë hollë,
  • ½ filxhan çaji majdanoz të prerë hollë,
  • 1 lugë kafeje rigon,
  • vaj e kripë e piper

Përgatitja

1. Lajmë pulën dhe e ndajmë në racione të mëdha. Në një tenxhere të madhe hedhim vaj dhe e lëmë të nxehet. Hedhim në tenxhere pulën dhe e lëmë të skuqet, së bashku
me qepën.

2. Pasi të ketë marrë ngjyrë hedhim erëzat dhe rregullojmë me kripë e piper.

3. Në fund shtojmë birrën, ulim zjarrin dhe e lëmë pulën të gatuhet në zjarr të ngadaltë, pa shtuar fare ujë. Nëse konsiderohet e nevojshme mund të shtojmë pak birrë akoma.

4. Shërbejeni pulën me pure ose pilaf.

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..