Pulë me arra

Pulë me arraPërbërësit për 4 persona:
-600 g mish pule
-50 g gjalp
-2 filxhanë kafeje arra
-1 kokërr hudhër
-2 lugë uthull
–1 lugë miell
-kripë
-piper
Presim mishin e pulës në feta, e vendosim në tenxhere, i hedhim ujë të valuar, pak kripë e piper të zi dhe e vendosim të ziejë në zjarr të ngadaltë.
Në një tjetër tenxhere hedhim pak gjalp dhe miell. I skuqim për pak minuta dhe shtojmë lëngun e pulës, duke u kujdesur që të mos krijohen kokrra. E lëmë masën derisa të trashet dhe pasi ta kemi hequr nga zjarri shtojmë arrat të cilat duhet të jenë të shtypura.
Salca e përgatitur rregullohet me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper e arra. Gjatë servirjes vendosim fillimisht mishin e pulës dhe e mbulojmë me salcën.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..