Pule me arome limoni e borziloku

Përbërësit për 4 veta:

-1 pule rreth 2 kg, e prere ne 8 racione,ose 4 kofsha pule
-2 limona te prere ne mes
-4 thelpinj hudhre
-1/2 tufe borzilok
-vaj ulliri
-piper,kripe
-1 gote vere e bardhe

Ngrohni furin ne 180 grade. Lani mire copat e pulës e i fshini mire me letër kuzhine. I vini ne një tave e u hidhni sipër vajin. I kriposni mire. I prisni dhe limonët ne mes e i hidhni ne tave. Hudhrat i hidhni te plota,te paprera.
I piqni për 30 minuta. I nxirrni e u hidhni dhe borzilokun e verën ose ujë. E mbuloni tavën mire me letër alumini dhe i piqni akoma dhe 40 mimuta ,e 180 grade. Ne se ne tave keni edhe gjokse, do i nxirrni me pare. Kur kocka te hiqet lehte nga mishi,atëherë janë gati. Ndryshe mbulojeni dhe vazhdojeni pjekjen edhe pak.
Shijojeni pulën te ngrohte ,por edhe te ftohte . E ftohte është me aromatike.

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish Pule

Comments

Don't Miss! random posts ..