Pule gordon blu

Përbërësit

*4 gjokse pulash
*1 kupë me djathë kaçkavall të grirë
*1/2 kupë proshutë të grirë
*kripë
*piper
*4 lugë mustardë
*2 vezë
*2 lugë vaj
*1/2 kupë miell
*1/2 lugë kripë
*Vaj

Përgatitja
Marrim gjokset e pulës dhe i rrahim lehtë, derisa të bëhen të buta. Në një enë përziejmë djathin kaçkavall me proshutën. Lyejmë gjokset e pulave me pak kripë dhe me piper të zi, i mbushim me mustarde dhe me përzierjen e djathit dhe proshutës. I mbyllim dhe bëjmë role. I kapim me shkopinj anët, që të mos dalë mbushja dhe pastaj i vendosim në frigorifer. Në një enë tjetër rrahim vezët me vajin. Përziejmë miellin me kripën, i lyejmë gjokset e pulës që sapo i kemi nxjerrë nga frigoriferi, i zhysnim në përzierjen e vajit dhe vezëve dhe i fusim përsëri në frigorifer. Ndërkohë, gradojmë furrën në 190 gradë. Marrim një tigan të thellë, skuqim copat e pulës derisa të piqen nga të gjitha anët. Heqim shkopinjtë dhe i vendosim në tepsi për t’i pjekur për 15-20 minuta. Serviret e ngrohtë.

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish Pule

Comments

Don't Miss! random posts ..