Pulë e pjekur me mjaltë, mustardë dhe erëza të freskëta

Pulë e pjekur me mjaltë, mustardë dhe erëza të freskëtaPërbërësit:

– 6 copa mesatare fileto nga gjoksi i pulës
– 1/2 filxhan mjaltë
– 1/2 filxhan salcë mustardë
– 1 lugë gjelle me bazilikë të thatë, ose disa gjethe bazilike të freskët
– 1 lugë gjelle me spec të thërrmuar, ose ½ speca të freskët
– 1/2 lugë gjelle majdanoz, ose disa gjethe majdanoz të freskët
– kripë dhe piper sipas dëshirës

Mënyra e përgatitjes:

Ngroheni paraprakisht furrën në temperaturën 180’C. Copat e filetës lajini mirë e më pas spërkatini me kripë dhe piper. Ndërkohë në një tas të thellë hidhni gjithë përbërësit e tjerë: mjaltin, mustardën, majdanozin, specin dhe bazilikën e përziejini mirë.

Lyejini mirë filetat me masën e përgatitur në tas dhe lërini të marinohen për rreth 30 min, duke e mbuluar tasin.

Pasi pula të jetë marinuar, futeni në furrën e ngrohur dhe lëreni të piqet për rreth 30-40 minuta, derisa pula të marrë një ngjyrë ari në të kuqërremtë.

Pasi të ftohet pak, servireni, duke e shoqëruar me rizoto, ose perime, sipas preferencave tuaja.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..