Pulë e mbushur me gështenja dhe fruta

Pulë e mbushur me gështenja dhe frutaPër pulën nevojiten:
-1 pulë
-5 lugë gjelle gjalpë
-1 lugë gjelle mustardë
-1 lugë kafeje rigon
-Lëkura e grirë e 1 limoni

Për mbushjen nevojiten:
-2 lugë gjelle gjalpë
-1 qepë e prerë hollë
-2 degë seleni të prera hollë
-1 mollë e pastruar nga lëkura dhe e prerë në kubikë të vegjël
-6 kumbulla të thata pa bërthamë
-Lëng dhe lëkurë e grirë e 1 portokalli
-6 kajsi të thata pa bërthamë
-10 gështenja të ziera e të pastruara
-1 ½ verë e kuqe e ëmbël
-5 feta buke tosti Kripë e piper

Përgatitja:

Në fillim, përgatisni mbushjen: tretni gjalpin dhe kaurdisni në të qepën, selenin dhe mollët. Në vazhdim, shtoni lëngun dhe lëkurën e grirë të portokallit si dhe gjysmë filxhan çaji verë. Rregullojeni masën me kripë e piper dhe lëreni të ziejë për 7-8 minuta. Prisni hollë frutat e thata dhe gështenjat. Pritini fetat e bukës në kubikë të vegjël. Hidhini në tenxhere, përziejeni mirë dhe hiqeni tenxheren nga zjarri. Lëreni mbushjen të ftohet. Në vazhdim, përgatitni pulën. Përzieni mustardën me gjalpin, lëkurën e grirë të limonit dhe rigonin. Rregullojeni pulën me kripë e piper. Ngrini lehtë lëkurën nga ana e barkut dhe shtroni përzierjen e gjalpit dhe mustardës ndërmjet lëkurës dhe mishit, duke u përpjekur që të mbuloni gjithë sipërfaqen nga gjoksi deri te kofshët. Vendosni mbushjen në barkun e pulës dhe nëse ju tepron pak, vendoseni në tepsi rreth e përqark pulës. Spërkateni pulën me verën e mbetur, shtoni 1 filxhan çaji ujë dhe piqeni në furrë me temperaturë 200°Celsius për rreth 1 ½ orë, duke e kthyer nga të gjitha anët që të piqet në mënyrë homogjene.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..