Pulë e mbushur

Pulë e mbushur1 Pulë 1kg e 500 gr.

Për mbushjen:

-100 gr bekon (mish i tymosur)

-200 gr kërpudha

-100 gr kacakavall

-100 gr Parmezana.(lloj djathi)

-1 qepë e freskët

-1/2 filxhan caji oria

Për të marinuar pulën: Kripë, piper të zi, hudhër, mustard, pak gjalpë, pak vaj, lëng portokalli.

Përgatitja:

E pastojmë pulën mirë. Marinojmë pulën që në darkë me përbërësit që kemi shkruar më lart. Lyejmë në fund pulën nga sipër me gjalpë që gjatë pjekjes të marrë ngjyrë të bukur.

Mbushjen. Ziejmë orizin me pak ujë për 5 minuta. Marrim një tigan, shtojmë pak vaj, qepën, kërpudhat, becon (lloj sallami si pancete e prerë hollë) i skuqim për pak. Shtojmë dhe orizin e zier më parë të kulluar. I lëmë të ftohen.

Mbushim pulën që në qafa nga pjesa e poshtme, e mbyllim me rrëmojcë ose me pak spango E vendosim pulën ne tenxhere furre me kapak, ose në tepsi të mbuluar me letër alumini. Çdo 15-20 minuta e lyejem me lëngun e portokallit. Pjekja varet nga nxehtësia e furrës tuaj. Kur pula të jetë skuqur në të gjitha anët, atëherë është gati.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..