Pule e mbeshtjelle me gjethe rrushi

Perbersit

-gjokse pule te hapura e te rrahura qe te jene te holla
-3 speca (nëse dëshironi ne 3 ngjyra te ndryshme- jeshile te kuqe te verdhe) te prera për se gjati (viza viza)
-5 cope te gjata djathë te bardhe
-gjethe rrushi
-Kripe, piper, hudhër pluhur
-2 gota vere te bardhe
-3 molle te qëruara (te pa prera)

Lyejmë pak letrën e aluminit me pak vaj ulliri. Vendosim mbi te një gjethe rrushi (te cilën e kemi ziere pak qe te zbutet) dhe mbi gjethen vëmë një gjoks pule e i hedhim kripe e piper. Mbi gjoksin e pulës, ne qendër, vëmë specat dhe djathin e bardhe. Mbështjellim një here gjoksin e pulës ne rolo e pastaj e mbështjellim atë me gjethen e rrushit. Pasi e kemi ketë, mbështjellim me letrën e aluminit
E përsërisim ketë me gjithë gjokset me te njëjte mënyre. Vendosim pastaj rolot ne një tave te piqen me 2 gota vere te bardhe dhe vëmë ne tave dhe mollët.
I pjekim ne 200 grade për afërsisht 50 minuta. E servirim me feta nga mollët e pjekura, oriz ose patate.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..