Pufka me djathë

Pufka me djathëPërbërësit:
8 lugë gjelle gjalpë
1 vezë
1 gotë ujë
½ lugë çaji kripë
1 gotë miell
1 gotë djathë çedar
2 lugë çaji rozmarinë
Piper i zi

Përgatitja:
Në një tigan mesatar shtoni ujin, gjalpin dhe kripën dhe vendosini në zjarr në temperaturë mesatare. Më pas, uleni temperaturën dhe shtoni në tigan edhe miellin. Përziejini në mënyrë që të mos krijohen kokrriza me anë të një luge druri.
Pasi masa është trashur, largojeni tiganin nga zjarri dhe lëreni të ftohet.
Shtoni në të vezën dhe përziejini mirë derisa të përtoni një masë brumi të butë. Shtoni më pas edhe djathin e grirë, trumzën dhe pak piper të zi.
Merrni nga një lugë gjelle në masën e brumit nga renditini në një enë, në të cilën keni vendosur më parë një letër pjekje.
Vendosini në furrë të piqen në temperaturën 200 gradë për rreth 10 minuta. Më pas, uleni temperaturën në 150 gradë dhe lërini edhe për rreth 15 minuta të tjera

Share this:

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..