Përbërësit:
- 5-6 kunguj të vegjël,
- 3 patate të ziera,
- 300 gram djathë dele,
- 200 gram kaçkavall,
- 100 gram djathë feta,
- 5 vezë,
- 1 tufë majdanoz jeshil,
- Krip,
- Piper,
Mënyra e përgatitjes:
Djathi dhe kaçkavalli bëhen në rende (tek dhëmbët e mëdha), qërojmë kungujt, i bëjmë në rende dhe pastaj i shtrydhim lëngun. Bashkohet kungulli me djathin, kaçkavallin dhe patatet e ziera, të cilat i presim në copa te vogla.
I shtojmë djathin feta, të prerë kuba të vegjël, të kuqtë e vezës, majdanozin jeshil të prerë, kripën dhe piperin. Përzihen tërë përbërësit shumë mirë.
Ndaras rrahim të bardhat e vezës dhe i bashkojmë me përzierjen e më sipërme.
Kompozicioni që u formua shtrohet në një tavë termorezistente (yena) të lyer me miell.
Lihet në furrë rreth 40 minuta deri sa të piqet!