Puding pikante

Buding pikantePërbërësit:

-500ml qumësht pa yndyrë,
-dy lugë e gjysmë kakao,
-tre lugë stevia për ëmbëlsira,
-dy lugë niseshte misri,
-lëkura e grirë e një gjysmë limoni,
-gjysmë luge spec djegës.

Përgatitja:
Vendosini qumështin me lëkurën e limonit të ziejnë. Në një tas përzieni stevian, kakaon, specin djegës dhe niseshtenë e situr. Kur të ketë zierë qumështi, hidhini masën e përgatitur në tas dhe përziejeni vazhdimisht në mënyrë që të mos mpikset dhe të digjet në fund. Kur të jetë trashur, ndajeni budingun në katër kupa dhe lëreni të ftohet. Mund ta shërbeni në mëngjes ose si meze të lehtë.

Article Categories:
Pudingë

Don't Miss! random posts ..