Për 2-3 persona nevojiten:
- 600 ml qumësht,
- 70 gr oriz ,
- 50 gr sheqer,
- 40 gr rrush të thatë,
- 1 vezë,
- pak kripë,
- 1 luge të vogël vanilje,
- 1/4 lugë kanellë.
Përgaditja:
Vendosim në zjarr të fortë një tenxhere me qumështin, orizin dhe pak kripë derisa të fillojë të vlojë.
Më pas ulim zjarrin në minimum dhe e përziejmë masën herë pas here në mënyrë që orizi të mos ngjitet, por në të njëjtën kohë të ziejë plotësisht (normalisht nevojiten rreth 20-25 minuta).