Puding me dy ngjyra

Puding me dy ngjyraPërbërësit:

200 g luleshtrydhe pylli
20 g xhelatinë fletë
3 kivi
lëng limoni i freskët
liker pjeshke
nenexhik i freskët
400 g pjeshkë
250 g sheqer

Përgatitja:

Njomni xhelatinën në ujë të ftohtë. Zieni 2 dl ujë me 200 g sheqer. Shuani zjarrin, shtojini xhelatinën e shtrydhur, përziejeni dhe lëreni të ftohet.
Grini në mikser luleshtrydhet e lara e të pastruara dhe veçmas edhe pjeshkët e qëruara. Aromatizoni me një lugë liker pjeshke, bashkoni  gjysmën e xhelatinës me luleshtrydhet e grira në mikser, përziejini mirë dhe hidheni përzierjen në 4 forma pudingu. Futini në frigorifer që të trashet lëngu. Përziejini pjeshkët e grira në mikser me gjysmën tjetër të xhelatinës dhe sapo të jetë mpiksur pudingu me luleshtrydheve në frigorifer, hidhjani sipër këtë me pjeshkë. Futeni sërish në frigorifer derisa të trashet edhe kjo e dyta. Për të paktën 5 orë.
Në momentin e të shërbyerit, grini në mikser tulin e 2 kivi me gjithë lëngun e limonit dhe sheqerin e mbetur. Përmbysni format mbi pjata ëmbëlsirashdhe hidhni sipër pudingut salcën e kivit. Dekoroni me gjethe nenexhiku dhe copa kivi dhe shërbejeni menjëherë.

Burimi: Telegrafi.com

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira · Pudingë

Don't Miss! random posts ..