Për 4 racione nevoiten:
- 6 feta buke me miell të pasitur,
- 40 g gjalpë ,
- 2 banane të vogla të prera në feta ,
- 40 g sheqer ,
- 3 kokrra vezë ,
- 400 ml qumësht ,
- kanellë.
Përgatitja:
- Ngrohni furrën deri në 180 gradë C.
- Hiquani koret fetave të bukës, lyejini me pak gjalpë dhe pritini në katër pjesë.
- Vendosni një të tretën e trekëndëshave të bukës në një tavë të lyer me pak vaj.
- Vendosni një të tretën e bananeve të prera sipër; përsëritini këto shtresa, duke përfunduar me shtresën e bukës.
- Në një enë, përzieni sheqerin, vezët dhe qumështin. Hidheni këtë masë mbi bukën dhe spërkateni me pak kanellë.
- Nëse keni kohë, lëreni përgatitjen mënjanë për 30 minuta. Më pas vendoseni të piqet rreth 40 minuta, derisa budingu të marrë ngjyrë kafe.