Proja

Nevoiten:
4 filxhana me miell
4 filxhana me miell misri
3 vezë
1 filxhan vaj
2 fixhana qumësht ose jogurt
1 gote ujë
1 pluhur fryrës ,dhe pak krip

Sigurisht masa e saj është për një tave jo të madhe ,mesatare,sa ato që perdorim për dolçet.

Brenda hedhim djath të bardhë,djathë  kaçkavall, këto të grira në copa të vogla, sallam ose proshute, po ashtu të grira edhe këto.

I përzijemë të gjitha sëbashku dhe i hedhim në tepsi të lyer me vaj më parë.

E pjekim në furrë të nxehur më parë në 180 °c për 30 min.

Shoqërohet me kos (jugurt).

Ju bëftë mirë!

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Comments

Don't Miss! random posts ..