Princez krofne

Princez krofne150 ml vaj dhe 500 gram ujë të qiten në një vend dhe të lihen derisa të marrin valë. Posa të marrin këto valë, qiten ngadalë 300 gram miell jirmik (grizë) dhe trazojeni me lugë të drunjtë. Duke e trazuar largojeni menjëherë, trazojeni mirë dhe lereni për t’u ftohur. Kur të ftohen, qiteni ngadalë 7 vezë një nga një. Të gjitha këto trazojeni derisa të bëhet e lëmuar masa. Në një kallëp të lyer me vaj vini me lugëz brum në madhësi të një veze dhe copat e brumit në formën e kallëpit vendosen në tepsi e cila duhet të jetë e lyer me vaj. Të pjeken në temperaturë të lartë, ashtu që të skuqen në të gjitha anët.

Kremi:
Rrihen 4 të verdha vezësh me 5 lugë sheqer dhe 5 lugë miell. Këtë e holloheni me pak qumësht të ftohtë shtjereni ngadalë në 1 litër qumësht të valë dhe zieni derisa të trashet për 20 minuta. Kur të jetë gati, largojeni nga zjarri dhe trazojeni. Kur të ftohet pak qitjani pak margarinë ose gjalpë dhe 2 qese sheqer vanillë dhe vazhdoni ta trazoni derisa të bëhet e lëmuar masa. Secilën krofne hapeni anash, mbusheni me këtë krem dhe renditëni në një enë dhe e zbukuroni përmbi me sheqer pluhur. Krofnet duhet të ruhen në të ftohtë, sepse kremi mund të thartohet.

 

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..