Pogaqe ne trekendesha

pogaqe500 gr. miell
2 ve plus nje te bardhe te vese
1 luge sheqer
1/2 luge uthell te molles
1/2 luge krip
250 ml. qumesht te nxehte
100gr. Margarin ( gjalpe)
20 gr. kfasac( maja) e fresket.
Kfasaci( maja) pergaditet me pak qumesht te nxehte 1 luge sheqer, dhe nje luge miell. Presim deri sa te dendesohet( fryhet).
Miellin e pergadisim me te gjithe perberesit, perveq margarines( gjalpit)
Krijojme brumin dhe e leme qe te pushoj ( vij).
Nga ky brum formojme 8 kuleq
2 pete nga 4 kuleq
Tre kuleqt e pare u hidhet margarine ( gjalpe) kurse i fundit (4) nuk lyhet. Njejte veprohet edhe me peten e dyte.
Te dy petet mbeshtillen ne forme rolle veq e veq pastaj rollet priten ne copa ,ne forme trekendeshi, vendosen ne tepsi dhe lihen qe te vijne.
Permbi lyhet me nje te kuq te vese te rrahur me nje luge vaj. Siper hidhet susam apo mundeni edhe fare te zeze.
Piqet 10 minuta ne temperature 180 grade, pastaj zvoglohet temperatura ne 160 grade dhe vazhdon pjekja edhe per 30 min.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Comments

Don't Miss! random posts ..