Pogaçe të vogla me djath

Pogaçe të vogla me djathKjo recetë ju tregon se si përgatitet pogaçe të vogla me djath. Më poshtë keni listën e gjërave që ju nevojiten për të përgatitur një pogaçe të vogla me djath si dhe udhëzimet se si bëhet një gjë e tillë. Për çdo pyetje apo paqartësi, mund të komentoni dhe ne do të jemi të lumtur të ju japim përgjigje.

Përbërësit

500 gr miell

500 gr djath

250 gr margarin

1 e kuqe e vezës

pak kripë

pak sodë bikarboni

për lyerje një e bardhë e vezës dhe susam

Udhëzimet

Të gjith përbërësit përzihen mirë dhe futen në frigorifer për 2 orë.Pas kësaj kohe e brumin e qesim në tavolinë të përmillur.E tëhollojmë petën në trashësi të gishtit dhe me gotë nxjerrim forma të rrumbullakta.Rrathët i qesim ne tepsi të shtruar me letër për pjekje.I lyejmë me të bardhën e vezës dhe i qesim susam përmbi.Piqen në temperaturë 200*C rreth 20 minuta.Kur të pjeken i nxjerrim dhe i mbulojmë me një pecetë dhe i lëmë deri 15 minuta të ftohen pastaj i servojmë.
Burimi: Kuzhinashqiptare.com

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..