Pogace të mbushura

Pogace të mbushuraPër brumin:
-1 gotë e ujit qumësht të vakët,
-1 lugë e supës sheqer,
-2 vezë(vetëm të bardhat e vesë),
-10 gr. Maja buke (tharm buke),
-gjysëm gote e ujit vaj,
-1 lugë e çajit kripë,
-miell deri sa bëhet një brum i butë.

Për mbushje:
-suxhuk ose mish të that,
-2-3 domate,
-kaçkavall.

Për lyerje:
-e kuqja e vesë,
-farë të zezë ose susam.

Përgatitja:
Në fillim pregatisim brumin dhe e lëmë 40 minuta deri sa masa të dyfishohet.
Mbas 40 minutave marim brumin dhe ndajm në toptha sipas dëshirës.
Hapim secilin topth dhe e mbushim me suxhuk, domate dhe kaçkavall. E mbështjellim dhe i vendosim në tepsi.
Pogaqet i lyejm me të kuqen e vesë dhe qesim farë të zezë i lëmë rreth 40 minuta.
Pjekim në temperaturë 180 gradë celsius.
Ju bëftë mirë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..