Përbëresit:
1 gotë kos,
1 lugë e mesme kripë,
2 lugë vaj,
3 gota miell,
1 pluhur paste,
1 vezë,
pak gjalpë,
susam.
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit, përpos të bardhës së vezës dhe susamit, përzihen me lugë, gjersa të bëhët një brumë kompakt.
Brumi i butë hidhet në tepsi të lyer me yndyrë dhe duke i lagur duart me vaj ose miell, pogaçja rrafshohet pak.
Bëhen 2 prerje mbi, gjalpi futet aty këtu, pastaj lyhet me të bardhë veze, hidhet susam dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për afro 40 minuta.