Pogaçe me djathë të bardhë ose gjizë

Pogaçe me djathë të bardhë ose gjizëPërbërësit:
-3 gota uji miell,
-1 gotë uji kos,
-1gotë uji vaj ulliri,
-1 lugë të vogël kripë,
-1 bustinë sodë buke,
-2 kokrra vezë.

Për masën:
250gr djathë i bardhë, i thërrmuar ose gjizë, gjysmë tufe kopër, gjysmë tufe majdanoz. Për t’ia hedhur sipër: fara të zeza të vogla (susam i zi).

Përgatitja: Përziejmë djathin e shkërmoqur (gjizën), koprën dhe majdanozin e grirë.

Në një enë tjetër hedhim miellin dhe sodën e bukës, pastaj hapim pjesën e brendshme, ku hedhim vezët (1 vezë e plotë, plus 1 të bardhë veze). Një të verdhën e mbetur të vezës e heqim mënjanë dhe e ruajmë për të lyer sipër pogaçet. Kësaj mase i shtojmë kosin, vajin e ullirit, kripën dhe e gjithë kjo masë zihet brumë. Ky i fundit duhet të bëhet i butë si pjesa e fundit e veshit.

Nga brumi marrim pjesë të vogla sa një kokërr mandarinë. Topin e vogël të brumit e hapim në pëllëmbë të dorës në formë rrethore dhe mesin e saj e mbushim masën e përgatitur me gjizë.

Brumin e palosim, duke i dhënë formën e gjysmëhënës (me masën brenda) dhe pastaj e shtypim në pjesën që bashkohet, me qëllim që të mos shpërndahet masa gjatë pjekjes. P

ogaçet i rreshtojmë me hapësirë nga njëra-tjetra, në tepsinë e vajosur pakëz. Sipër i lyejmë me furçë me të verdhën e vezës, të rrahur në një enë më vete dhe sipas dëshirës, mund t’I hedhim sipër fara të zeza të vogla.

I pjekim në furre të nxehtë me 170 gradë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..