Pogaçe me djathë dhe proshutë

Pogaçe me djathë dhe proshutëPërbërësit :

– 1 gotë jogurt
– 2 gota miell
– 1 gotë kaçkavall të grirë
– 150 gr. proshutë
– 1 lugë e vogël kripë
– 1 lugë e vogël sheqer
-1 lugë e vogël sodë bikarboni
-Yndyrë apo vaj, sipas nevojës

Gatimi:

Nga mielli, jogurti, kripa, sheqeri dhe soda e bikarbonit bëjeni brumin.

Nga brumi bëni toptha dhe tëholloni me okllai.

Në njërin topth vendosni kaçkavallin e grirë (apo djathin e fortë) dhe një rreth proshute.

Hidhjani sipër topthin tjetër të tëhollur dhe bashkoni mirë skajet.

Kështu bëni edhe me topthat e tjerë të tëholluar.

Pogaçet fërgojini në fultere në vaj të nxehtë dhe në temperaturë mesatare, ndërkaq nga të dyja anët mbulojini me kapa

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..