POGACA

Përbërësit:

1 gotë me kos, 1gotë çaji me vaj,pak kripë,1 pako me sode buke, miell (sa të marri) Mbushja: djath, patate, mish të grirë, dhe çfarë të deshironi ju piper i kuq ose i zi, susam po të dëshironi (i hidhni siper kur t’i lyeni me vezë)
Përgatitja:

Përzihen të gjithë përbërsit. Punohet brumi derisa të vijë jo shumë i butë as shumë i fortë dhe të mos ngjitët në dorë. Nga brumi këputen topa me madhësi sa një kokërr arrë. E hapim brumin që kemi formuar sa një kokërr arrë me dore dhe i vendosim mbushjen, pastaj e mbyllim me mollzat e gishtrinjëve.Për mbushje duhet që sipas dëshires të përdorim patate të ziera me piper ose djath me majdanoz. Pasi i japim formen e kulacit i shtrojmë në tavë ku më pare e kemi lyer me vaj dhe i lyejme siper me të verdhen e vezës. I lëmë të vinë dhe më pas i fusim në furren e ngrohur më përpara. I pjekim në furren e nxehur më parë në 180 gradë derisa të skuqen lart. Format mund t’i bëni si të dëshironi kjo varet vetëm nga ju.
JU BËFSHIN MIRË

 

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..