POGACA ME PETE

Përbërësit:
Brumi:
* 3 gota uji miell

* 43 gr. maja
* 2 te verdha vezeë
* 1.5 filxhanë kafeje kos
* 1.5 filxhanë kafeje vaj
* 1.5 filxhane kafeje ujë i vakët
* 1 luge caji kripë
* 100 gr margarin e shkrirë
Mbushja:
* 1 gotë uji djath i bardhë i rënduar
* majdanoz
Siper:
* 1 e verdhë veze
Pergatitja:
Përzieni miellin dhe majanë, shtoni tv verdhët e vezëve, kosin, vajin, ujin dhe kripen dhe përzieni mirë. Ndajeni brumin në 4 pjesë të barabarta pa pritur. Secilen pjesë hapeni në trashësi 1-2 mm. Sipër lyeni me margarin. Dy petët vërini njëra mbi tjetren dhe mbështillini në formë cilindri. Mbyllini nga siper dhe lërini për 30 min. në frigorifer. Pastaj nxirrini dhe secilin nga cilindrat (të dy) ndajini në 8 copa.
Copat që pretë hapini me allkagi në trashësi 1 cm. Futini nga përbëresit e mbushjes dhe jepini formë pogaceje (si në foto). Lyeni me të verdhe veze dhe piqini në 180’C per 20-25 min.

 

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..