Pjeshkat në shurup me vanilje

Perbersit:

-1,5 litri ujë,

-1 kg sheqeri dhe l shkop vaniljeje.

Të gjithë përbërësit vihen në një tenxhere me fund të trashë dhe pritet sa të vlojë. Pastaj zvogëlohet zjarri dhe ky shurup zihet për 20 minuta.

Përgatitja:

Pastrohen l kg pjeshkë, qiten në tenxheren me shurup dhe në zjarr të ngadalshëm ziejnë rreth 10-15 minuta. Nxirren pjeshkat nga shurupi, u hiqet lëvorja, qiten në një pjatë të thellë për shërbim dhe u derdhet sipër shurupi.
Shërbehen kur të ftohen.

Nëse dëshironi t’i konservoni këto pjeshkë, atëherë qitni në kavanoza të pastër dhe mbyllni hermetikisht. Kavanozat futni në një tenxhere të madhe, mbusheni me ujë dhe zieni 20 minuta që të sterilizohen.
Përdoren në afat prej 3 muajsh.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..