Pjatë peshku për darkën e fundvitit

preshku_825177202Peshk i skuqur në shportë

Përbërësit :

300 g peshk për skuqje
300 g lulelakër e bardhë
300 g lulelakër jeshile
Brumë për picë
Hudhër një thelb
Nenexhik e majdanoz
3 lugë arra pishe
1 lugë e vogël kaperi
3 fileto sardele në vaj
Një qepshe lëng perimesh
Miell, vaj, kripë, piper

Përgatitja:

Lyeni me vaj pjesën e jashtme të 6 kallëpeve në formë shporte. Shtrini një petë brumi të hollë dhe prisni me thikë 6 rrathë më të mëdhenj sesa format. Vendosini sipër stampave të kthyera me kokë poshtë dhe lyejini me vaj. Futini të piqen në furrë me 200°C për 15 minuta. Shkëputini shportat nga format dhe lërini të piqen edhe për 2 minuta.
Marinoni peshkun me shumë nenexhik e majdanoz. Zieni lulelakrat në lëng perimesh me kapak për rreth 15 minuta. Hiqni kapakun dhe lëreni të avullojë lëngu duke e përzier. Pastaj grini përbërjen e lulelakrave të ziera dhe bëjini krem. Piqni arrat e pishave, pritini me gjithë sardelet, kaperit dhe erëzat: marinoni me këto kremin e lulelakrave, hidhini piperin dhe mbushni shportat  me të. Lyeni peshkun me miell, skuqeni në vaj, kullojeni vajin, hidhni pak kripë dhe pastaj vendosini nëpër shporta.

Burimi: Living.al

RECETA TË NGJASHME


Don't Miss! random posts ..