Pite te palosura, me cokollate e kanelle

Perbersit:
Për mbushjen:
-100 gr çokollate 52-53% kakao, ne copa te vogla
-100 ml krem pana

Per brumin:
-300 gr miell i ashpër
-5 gr kripe
-15ml vaj ulliri
-150 ml uje

Për servirje:
sheqer pluhur e kanelle
Për mbushjen: ne një tenxhere vëmë panë ne zjarr e sapo te filloje te zieje e heqim nga zjarri dhe hedhim çokollate. Përziejmë mire gjersa masa te behet homogjene .Pastaj e zbrazim ne format e akullit te frigorifer dhe e vëmë ne ngrirje .
Brumi: vëmë gjithë përbërët ne një tas dhe zëmë brumin. E leme te çlodhet për pak e pastaj hapim një pete te holle 3-4 mm, Me një gote uji presim disqe nga brumi.
Ngrohim furin ne 170 grade. Vëmë ne qendër te çdo disku një top te ngrire çokollate (qe futem ne ngrirje) dhe e palosim diskun qe te marre forme gjysmëhëne. Shtypim mire anët qe te ngjitem dhe i vëmë pitet ne tepsi ku kemi shtruar letër pjekjeje. Pjekim 25′ deri sa te kuqen.
Pudrosim me sheqer pluhur e i servirim te ngrohta.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..