Pitalka Ramazani

Pitalka RamazaniPërbërësit;

Miell
Maja
Krip
Djath ose gjizë
Vezë
Pak gjalpë

Pergatitet brumi me miell, maja, kripë, sikurse brumi i bukeve të vogla të mbrume. Ena vëndoset në vend të ngrohtë që të vijë brumi{që të dyfishohet} për 1-2 orë. Nga brumi i përgatitur hidhet me lugë në tavolinë të përmillur, pastaj kuleqët ngjeshën sa mos të ngjitet brumi për duar hollohen, vendosen në tepsi të lyer me yndyrë dhe të mbuluar qëndrojnë në vend të ngrohtë dhe 20 minuta vezët tunden , u shtohet djathi troshitur dhe melmesat sipas dëshirës. Hapen në mes pak dhe nga masa e përgatitur e djathit , qiten nga dy tri lugë, u hidhet susam ose farza të zeza, pastaj futen për t’u pjekur në furr të nxehtë me temperature 200 gradë celzius për 15 min. Shërbehen të nxehta , mbi pitalka mund të hidhet mish i bluar, i fërguar me qepë dhe melmesa, suxhuk i prerë në rrathë ose lagen me ujë e hidhen në farëza. Shërbehen të nxehta. 

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..