Pitalka ramazani me suxhuk

Pitalka ramazani me suxhukPërbërësit:

-1kg miell
-0.5l ujë
-1 gotë qumësht
-1 lugë gjelle tharm buke
-1 lugë gjelle kripë

Hapat:

1. Në një gotë me qumësht hedhim një lugë tharm buke, pak kripë, pak sheqer dhe e lëmë ashtu afër 15 min që të vijë.

2. Tharmin e ardhur e përzijmë me miell, ujë dhe kripë gjerë sa të fitojmë brum homogjen të cilin e lëmë të mbuluar me picetë kuzhine 90-120min.

3. Brumin e ardhur e ngjeshim me miell dhe e ndajmë në 3 -4 kuleqë të cilët i shtrijmë në picetë të përmillur kuzhine dhe i lëmë ashtu 20 min.

4. Kulaqin e ardhur nga piceta e hedhim në tepsi të nxehtë, e shpojmë në disa vende dhe e fusim në furrë shumë të nxehur.

5. Sipas dëshirës pitalkës i shtojmë suxhuk, gjizë me kopër apo farra qaragati. Pitalkat pjekën për 15- 20 min.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..