Pilaf me perime dhe peshk

Per ta bere kete pilaf sa me te lehte qe te jete e mundur, do ishte mire te preferoni qe perimet te piqen ne zgare.

Orizi i perdorur eshte oriz kokergjate qe thuhet se eshte me “light” se orizi tjeter.

Nuk po ju jap sasi ketu sepse secili ka guston e vet por nga perimet qe do ju keshilloja te perdorni jane:

kungull,

qepe te njoma,

spec i kuq i grire holle,

patllixhane

Te gjitha perimet pritini ne forme kubash te vegjel pasi ti keni gatuar ne zgare.

Sa i perket peshkut , mund te preferoni fileta levreku.Per cdo person nga nje filete.Filetat mund ti skuqni duke i perzier me miell galete perpara, te behen shume me te shijshme.

Sosi per filetat e peshkut dhe pilafin me perime: Mund te pergatisni salce beshamel te cilen do ta keni perzier me curry ose shafran.

Ne fund fare perzini pilafin me perimet e pjekura ne zgare dhe siper vijini filetat se bashku me sosin. Mund ta zbukuroni me perime te tjera si majdanoz, qepe te fresketa franceze, etj.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Comments

Don't Miss! random posts ..