Pijet energjike ndikojne ne ritmin e zemres

Mjeket paralajmerojne se femijeve nuk i duhet dhene pije energjike, per shkak se permbajne kafeine dhe stimulues te tjere qe nuk jane te nevojshem per femijet dhe mund te crregullojne ritmin e zemres, si dhe te ndikojne ne shkaktimin e problemeve te tjera shendetesore.

Pijet energjike permbajne edhe vitamina dhe disa ekstrakte, te cilat nuk jane te nevojshme per femijet, pasi organizmi i tyre eshte duke u zhvilluar. 

Revista “Pediatric” ne fillim te ketij viti kishte publikuar nje raport ne te cilin pediatret paralajmerojne se pijet energjike mund te shkaktojne sulme, probleme ne veshke dhe demtimin e melcise te femijet. Edhe pse raste te tilla jane te vogla, mjeket paralajmerojne se ekziston rrezik.

Mjeket thone se per femije me i pershtatshem eshte uji dhe nese femijet merren me sport ata mund te konsumojne edhe pije sportive pasi ato permbajne sheqer. Nese femijet nuk merren me aktivitete sportive dhe jane me pak aktiv, do te ishte mire qe t’iu shmangen edhe pijeve energjike sportive.  Ne shumicen e rasteve eshte veshtire qe permes etiketes ne shishe te vleresohet sasia e kafeines ne produkt. Disa pije energjike sipas shisheve kane mbi 500 miligrame kafeine, qe eshte ekuivalente me 14 kanace te pijeve te gazuara./keshilla/

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Këshilla

Don't Miss! random posts ..