Pija e dimrit

Pija e dimritMulled Wine” në anglisht, ose “Glühwein” në gjermanisht, është një pije tradicionale qe shijohet gjate tërë dimrit dhe posacerisht gjate Krishtlindjeve në Gjermani/Austri dhe shume vende tjera europiane.

Ështe nje pije perfekte për ditët e ftohta gjatë dimrit pas nje dite skijimi të lodhshëm.

Përbërësit:

■ 1 shishe verë të thatë e kuqe

■ 1 limon, të prerë në feta

■ 3 portokall, të prerë në feta

■ 6 shkopinj kanellë

■ 8-10 karafil

■ 3 lugë sheqer

■ 3-5 anis (i tërë)

■ përbërësit opsionale: kardamom, arrëmyshk, 1 filxhan raki

Përgatitja:

Hidh verë të kuqe në një tenxhere të madhe dhe fillo zierjen ne temperaturë të ulët (nuk vlohet). Shto kanellën, karafilin, sheqerin dhe anis (dhe përbërësit opsional, nëse dëshironi). Të gjitha këto le të zihen tërësisht (por kujdes mos vloni verën) dhe pastaj shtoni feta portokalli dhe limoni.

Përzierja le të zihet rreth 45 min ne temperaturë të ulët (sigurohuni që të mos vlojë vera). Provoni pijen dhe sipas dëshirës shtoni më shumë sheqer. Para se të shërbehet zbukorohet me feta portokalli ose një shkop kanellë. Shijojne pijen tradicionale dimërore, por natyrisht në masa, mos e teproni.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Pije

Don't Miss! random posts ..