Picë me djathë dhe domate

Përbërësit:

– 1 lugë gjelle me vaj ulliri
– 1 kokërr qepë e vogël e prerë hollë
-1 thelb hudhre i shtypur
-300 ml salcë domatesh
-1 lugë gjelle me pure domatesh
-1 lugë çaji borzilok i tharë
-gjysmë luge gjelle sheqer
– pak kripë dhe piper i zi
-125 g djathë ‘mozzarella’ i prerë në feta

Përgatitja:

Në një tigan hidhni vaj ulliri. Skuqni qepën dhe hudhrën në të për pesë minuta, derisa qepa të bëhet e tejdukshme.

Shtoni salcë n dhe purenë e domateve, borzilokun, sheqerin, kripën dhe piperin.

Lëreni salcën në nxehtësi edhe për 5-10 minuta, ose derisa ajo të trashet pak.

Përhapeni salcën mbi bazën e picës.

Shtoni sipër djathin.

Vendoseni të piqet në furrë në temperaturën 230 ºC për 15-20 minuta, derisa djathi të nxjerrë flluska dhe të marrë ngjyrë floriri të errët.

Article Tags:
Article Categories:
Pica

Don't Miss! random posts ..