Pica të vogla për aperitiv

Pica të vogla për aperitivPërbërësit e antipastës:

0,5 kg miell
maja
ujë sa të marrë brumi
1 lugë kafeje vaj ulliri
3-4 gjethe borzilok
5g kripë
1 të verdhë veze për lyerje në fund.

Përgatitja:
Hedhim majanë në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë, gjysmë luge kafeje me sheqer dhe lihet sa të vijë. Sheqeri ndihmon në ardhjen e shpejtë të brumit. Hapim miellin, krijojmë një gropë, hedhim majanë dhe bashkojmë me pirun miellin me majanë, hedhim vajin e ullirit, ujin në temperaturë ambienti dhe në fund, në ujë hedhim kripën. Majaja dhe kripa nuk duhet të bien në kontakt për arsye se kjo prish ardhjen e brumit. E punojmë mirë, e lëmë të vijë për 3 orë ose deri sa të ketë arritur dyfishin e masës, hapet peta dhe me format e presim petën, vëmë domaten, borzilokun, i lyejmë me të verdhën e vezës dhe i lëmë të levitohen edhe për 30 minuta. I pjekim në temperaturë 180° për 10-15 minuta.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra · Pica

Don't Miss! random posts ..