Pica me vezë

Pica me vezëPërbërësit:

-6 vezë,

-2 lugë me miell misri,

-200 ml qumësht,

-200 g proshutë,

-200 g kaçkavall të grirë,

-ketchup,

-ullinj,

-rigon,

-vaj,

-kripë.

Përgatitja:

Rrihni vezët me qumësht, kripë dhe miell, e më pas i nxirrni në një tigan më të madh me vaj. Në temperaturë të ulët i fërgoni në mënyrë që vezët të mpiksen vetëm pak dhe kthejeni omëletën në anën tjetër. I hidhni proshutë, kaçkavall, ullinj, ketchup dhe rigon ose përzierje të erëzave për picë dhe kalojeni në pjatë.

Article Categories:
Pica

Don't Miss! random posts ..