Pica buqete me zarzavate

Pica buqete me zarzavatePërbërësit për 2 persona:

300g miell
1 top mocarelë e madhe, ose disa të vogla
4 domate të pjekura
një tufë borzilok
piper i zi
2 speca jeshile
pak rukola
30g vaj ulliri
ujë në temperaturë ambienti
10g kripë
10g maja (pluhur) ose gjysmë kubeti maja e freskët
lule për zbukurim sipas dëshirës

Përgatitja e picës buqetë:
Hedhim majanë në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë, gjysmë luge kafeje dhe lihet sa të vijë. Hapim miellin, krijojmë një gropë, hedhim majanë dhe bashkojmë me pirun miellin me majanë, hedhim vajin e ullirit, ujin në temperaturë ambienti dhe në fund, në ujë hedhim kripën. Majaja dhe kripa nuk duhet të bien në kontakt për arsye se kjo prish ardhjen e brumit. E punojmë mirë, e lëmë të vijë për 3 orë ose deri sa të ketë arritur dyfishin e masës, hapet peta, krijojmë formën, vendosim përbërësit: mozarelën e prerë rrumbullake, specin e ndarë në fije, domaten e prerë hollë rrumbullake, e spërkasim me vaj ulliri dhe gjethe të copëtuara borziloku. Piqet për 180° për 20 minuta. E lëmë të ftohet dhe vëmë zbukurimet që kemi përgatitur, si fjongoja, lulet, etj.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra · Pica

Don't Miss! random posts ..