Petulla me rrush të thatë dhe dardha

Petulla me rrush të thatë dhe dardhaPërbërësit:
-500 g miell
-80 g sheqer
-2 vezë
-80 g rrush i thatë
-80 g arra
-25 g maja
-3 dardha
-300 ml qumësht
-Kripë, vaj kikiriku

Përgatitja:
Shkrini majanë në qumështin e ngrohur. Sitni miellin, shtojini sheqerin, pak lëkurë limoni të grirë dhe kripë. Thyeni vezët dhe bashkojini me miellin një nga një, duke i përzier e duke i holluar me qumësht. Përziejini mirë përbërësit me një rrahës, mbulojeni tasin me brumë me një leckë dhe lërini të vijë për një orë. Shtojini rrushin e thatë, arrat dhe dardhat e prera me kubikë. Përziejini të gjitha dhe lëreni akoma të pushojë për 20 minuta. Merreni brumin më lugë të mëdha dhe hidheni në vaj të nxehtë 170°C, skuqini petullat derisa të bëhen ngjyrë ari dhe të fryhen. Kullojini dhe vendosini në letër kuzhine që të thithë vajin. Vërini mbi pjatancë dhe pudrosini me sheqer pluhur. Shërbejini akoma të ngrohta.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..