Petulla me mjaltë

Përbërësit:

500 gr qumësht
250 gr miell
20 gr maja birre e njomë
5 gr kripë
30 gr sheqer
Vaj misri për skuqjen
Mjaltë per servirje

Hedhim pak qumësht në një tenxhere të vogël dhe e vëmë në zjarr të vaket pak. Tretim në të majanë ë birrës e në vazhdim sheqerin dhe kripën. Shtojmë në tenxhere pjesën tjetër të qumështit dhe miellin, duke e përzier mirë në mikser ose me tel kuzhine. E lëmë masën në ambient të ngrohtë për të paktën 1 orë. Në një tenxhere hedhim vajin, me zjarr jo shumë të nxehtë. Marrim pak brumë me ndihmën e një luge dhe e hedhim në vajin e nxehtë. Në këtë mënyrë veprojmë për të gjitha petullat, të cilat duhet të dalin të vogla e të rrumbullakëta. Pasi të kenë marrë ngjyre ari, i nxjerrim me ndihmën e një luge me vrima. I lëmë të kullojnë në letër kuzhine dhe i servirim të ngrohta , shoqëruar me mjaltë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..