Përbërësit:
-2 patate të mëdha,
-4 karota,
-proshutë 100 gr,
-2 vezë,
-bukë të grirë,
-majdanoz, kripë, piper
Përgatitja:
Në një rende grini pa i zierë karotat dhe patatet. Shtojuni kripë dhe piper dhe prisni proshutën në fije të holla, bashkojeni me to.
Në po të njëjtën enë shtoni të gjithë përbërësit e tjerë dhe përziejini mirë deri sa veza të shpërndahet në të gjithë masën. Me një lugë, skuqni petullat ose piqini në furrë.