Petulla me jeshillëqe

Petulla me jeshillëqePërbersit:

-100 g miell
– 2 kokrra vezë
– 2 lugë niseshte
– 100 g spinaq i pastruar
– 1 qepë e njomë
– nenexhik i freskët sipas dëshirës
– ½ gotë uji ujë i gazuar
– kripë e piper
– vaj misri për skuqje

Përgatitja:

Presim hollë të gjitha jeshillëqet dhe i hedhim në një tas. Po aty shtojmë vezët, kripën, piperin, ujin e gazuar dhe në fund miellin dhe niseshtenë.

I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë e lidhur. Pastaj, shkruan Living, me ndihmën e një luge i skuqim në një enë të thellë me vaj misri, në temperaturë mesatare, derisa të marrin ngjyrë të artë.

I shoqërojmë sipas dëshirës me perime turshi ose me salcë kosi, me pak vaj ulliri dhe hudhër.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..