Petëza me mjedër

Petëza me mjedërPërbërësit:

– 200 gr brumë për petë

– 200 ml ajkë për t’u rrahur

– 1 lugë sheqer

– 200 gr mjedra

– 2 lugë marmelatë kajsie

– 2 lugë ujë

Përgatitja:

Vendosni ca pika ujë të ftohtë brenda stampave për pasta të vogla rreth 3 cm diametër. Hapeni petën në një sipërfaqe pune të bërë me miell me trashësi 3 mm. Duke përdorur me thikë pastiçeri, nxirrni prej petës disqe që mund të hyjnë në stampat. Shpojini petëzat me pirun, vendosini nëpër stampat dhe lërini të pushojnë për 30 minuta. Piqini në furrën tashmë të nxehtë në 200 gradë për 15 minuta. Vëreni mënjanë të ftohet.

Përziejeni ajkën me sheqerin dhe vëreni këtë krem në një mjet për sprucim të pastiçierit; shpërndajeni duke e shtypur në çdo petëz. Zbukurojini petat me mjedra. Vëreni marmelatën e kajsive në një tenxhere. Çojeni në vlim. Lyejini me këtë prevede mjedrat. Shërbejini të ftohta

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..