Petanik me fasule (Korçë)

fasuletZihen fasulet si zakonisht, u hidhet qepë e grirë hollë dhe pak vaj ulliri. Fasulet zihen duke i lënë me pak lëng, të trasha dhe u hidhet kripë e vaj ulliri. Përgatitet brumi i byrekut, hapen petët të holla, lihen 3-4 fije dhe të tjerat piqen. Në një tavë të lyer me lyrë vihen 2-3 petë të papjekura., spërkaten me lyrë, shtrohen petë të pjekura 2 e nga 2, shtrohet një shtresë fasule, përsëri petë duke i spërkatur me lyrë. Byreku bëhet me 3 ose 4 shtresa e më tepër. Sipër vihen 1-2 petë të papjekura, spërkatet me lyrë dhe piqet në furrë.
Për 1 tavë mesatare duhen: miell 3-4 gota, vaj 1/2 gote, fasule 1 filxhan çaji, qepë 1 kokërr mesatare, vaj ulliri për fasulet 3 lugë gjelle, niseshte 1/2 filxhan çaji.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..