Peshk trofe i mbushur me bajame

peshkNevojiten:
6 trofta mesatare
2 limon
2 lugë gjelle gjalp dhe erëza
kripë
piper
Për mbushjen nevojiten:
300 gr bajame të pjekura lehtë
4 lugë gjelle majdanoz (ose me sy)
2 lugë gjelle gjalp dhe erëza
Mënyra e gatimit:
Pastrojmë dhe lajmë nga brenda dhe jashtë troftat. I fërkojmë me limonat dhe u hedhim kripë dhe piper dy ore më parë. Në një enë përziejmë gjërat që nevojiten për mbushjen. I mbushim peshqit dhe nga jashtë i lyejmë me gjalp. I vendosim në një tepsi ose në një enë tjetër që nuk ngjit dhe i fusim në furrë pasi e kemi nxehur më parë furrin. I lëmë të piqen 20-25 minuta në një nxehtësi 220°C. I servirim duke i shoqëruar me patate të skuqura ose të pjekura.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:

Don't Miss! random posts ..