Peshk shpatë në furrë

Peshk shpatë në furrëPërbërësit:

4 feta peshk shpatë
bukë e grirë
vaj
kripë, piper
1 limon
2 lugë parmigiano
1 tufë majdanoz
rigon

Përgatitja:

1. Lajeni peshkun shpatë, thajeni me letër kuzhine dhe lyeni me pak vaj. Në një pjatë hidhni bukën e grirë, vajin e ullirit, kripën, piperin, rigonin dhe majdanozin e prerë imët, përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe pastaj lyeni me të fetat e peshkut shpatë. Shtypeni mirë peshkun mbi pjatë që të marrë sa më shumë bukë sipër.
2. Vendosni fetat e peshkut me bukë në një tavë të mbuluar me letër furre dhe po të doni, shtoni pak vaj ulliri. Piqeni peshkun në një furrë të ngrohur më parë më 180°C për 20-25 minuta.
3. Në mes të pjekjes kthejeni peshkun në anën tjetër që të piqet njëlloj nga të dyja anët. Nxirreni nga furra dhe shërbejeni me feta limoni dhe me një salcë që përgatitet me vaj ulliri, lëng limoni dhe majdanoz të grirë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..