Për 4 persona nevojiten:
- 4 lugë supe vaj ulliri,
- fileto peshku shpatë ose toni (rreth 1 kg),
- kripë dhe piper,
- 1 lugë supe hudhër e shtypur,
- 1/2 filxhani verë e bardhë,
- 1 lugë e vogël lëng limoni,
- majdanoz i grirë hollë.
Përgatitja
- Nxeheni furrën në 200C, njëkohësisht vendosni tiganin me vaj në zjarr të nxehet.
- Vëreni peshkun të skuqet duke e lyer më parë me lëngun e limanit dhe kripën dhe piperin, ktheheni të tiganiset edhe nga ana tjetër.
- Hiqeni nga zjarri, vëreni në tepsi dhe futeni në furrë. Në një tigan të vogël hidhni hudhrën të skuqet në zjarr të ngadalshëm duke e trazuar vazhdimisht deri sa të tretet, shtoni verën, duke e rritur temperaturën e pllakës.
- Lëreni të ziejë deri sa të mpikset salca. Me këtë salcë lyeni peshkun dhe futeni në furrën e nxehtë për 20min.
- Shërbehet në një pjatë të madhe duke e mbuluar me salcë dhe me majdanoz.