Peshk në mënyrë hoteliere

Peshk në mënyrë hotelierePËRBËRËSIT:
• 4 peshq nga 250 gr,
• kripë, piper,
• lëngu i 1 limonit,
• 125 gr gjalpë,
• 3 lugë galetë,
• 125 gr shampinjone,
• 1/2 tubë gjelbrime të ndryshme,
• salcë vorçester,
• 2 limonë për zbukurim.

Peshku pritet përgjatë kurrizit. Largohen halat dhe brendia e peshkut. Lahet, thahet, kriposet dhe i hidhet piper e lëng limoni. Shkrihen 50 gr gjalpë. Peshku kalohet në gjalpë të shkrirë dhe galetë. Fërgohet në gjalpë të nxehtë afro 20 minuta. Veçan fërgohen në gjalpë të nxehtë kërpudhat e prera hollë. Pasi të ftohen, përzihen me gjelbrime të prera imët, vorçester salcë, me lëng limoni, kripë, piper. Kjo masë i hidhet peshkut në pjesën ku është hapur nga kurrizi. Peshqit e përgatitur në këtë mënyrë, zbukurohen me feta domateje dhe shërbehen me sallatë të përzier.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..