Përbërsit:
-800 gram peshk pa kocka (file të peshkut),
-300 ml vaj,
-2 qepë te kuqe,
-1 qepë,
-2 karrota,
-300 ml lëng domatesh,
-1 lugë piper të kuq të ëmbël,
-200 ml verë të bardhë,
-piper, dhe
-kripë
Përgatitja:
Peshkun e skuqim në vaj dhe e vendosim duke e paluar në tavë. Qepët e kuqe i prejmë në rrathe kurse qepën në kube dhe së bashku i skuqim në vaj. Kur skuqet qepa, shtonjmë karrotat të prera në rrathe dhe i spërkasim me kripë, piper dhe piper te kuq. I përziejmë, i shtojmë lëng domatesh dhe i ziejmë përreth gjysmë ore, në temperaturë mesatare. Kur perimet të zbutën, shtojmë një gotë verë dhe i ziejmë për disa minuta. Pastaj i hedhim mbi peshkun dhe i vendosim në furrë në temperaturë prej 200 gradë për t’u pjekur pak.