Peshk i fërguar në mikrovalë

receta gatimi i peshkut te fërguar në mikrovalë

receta gatimi i peshkut te fërguar në mikrovalëGatimi i peshkut në mikrovalë i jep atij një shije sikur të ishte rreshkur apo pjekur. Pra, përfitoni pak a shumë – peshk skare. Përgatitja është shumë e lehtë dhe ju merr pak kohë.

Përgaditja për 2 persona:

  • 2 koca/levrek ose çfarëdo peshku i madh,
  • 3-4 thelpinj hudhrash,
  • një grusht gjethe majdanozi,
  • shafran,
  • coriander,
  • piper i zi,
  • kripë,
  • vaj ulliri.

Pastrojeni peshkun mirë. Pritini gjethet e majdanozit. Rrethojeni peshkun me majdanozin, erëzat dhe kripën, Lëreni, ashtu për disa minuta derisa erëzat të përzihen me peshkun. Pastaj vendoseni në një pjatë ku do te shtoni dhe pakëz vaj ulliri së bashku me hudhrat. Vëreni në mikrovalë dhe kontrollojeni të piqet nga të dy anët. Mund ta lini që të rreshket sa të doni.

Article Tags:
· ·
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..