Peshk i copëtuar me ullinj

Peshk i copëtuar me ullinjPërbërësit:

-1 kg peshk shpatë
-350 gr pomodorini
-100 ullinj të gjelbër
-70 gr ullinj të zinj
-1 hudhër
-1 spec djegës
-1/2 gota verë të bardhë
-borzilok, kripë, vaj ulliri

Përgatitja:

Në fillim marrim peshkun dhe e presim në copa të vogla. Më pas në një tigan hedhim hudhër dhe specin djegës dhe i lëmë të skuqen deri sa të marrin pak ngjyrë. Në momentin që hudhra merr ngjyrë, në tigan hedhim peshkun e copëtuar dhe i lëmë të skuqen të gjitha bashkë. Sapo peshku të skuqet i shtojmë kripën dhe e shuajmë me verë të bardhë. Më pas i hedhim pomodorinot e ndara përgjysmë, ullinjtë e gjelbër, ullinjtë e zinj si dhe borzilokun. E mbulojmë tiganin me kapak dhe e lëmë në zjarr për 5 minuta. Tani çdo gjë është gati dhe ju mund ta shërbeni peshkun shpatë të shoqëruar me ullinj. Ju bëftë mirë!

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..